Konflikti për pronat në Jalë/ Pas dorëheqjes së Elona Hodajt, komandohet drejtori i ri i Kadastrës Vlorë (EMRI)

Pas dorëheqjes së djeshme të Elona Hodajt nga posti i drejtoreshës së Kadastrës në Vlorë, është vendosur dhe pasardhësi i komanduar Taulant Canameti.

Mësohet se Canameti do të drejtojë Kadastrën e Vlorës deri në emërimin e një drejtori të ri.

Pas dorëheqjes së njëpasnjëshme brenda një muaji, Kadastra e Vlorës ndodhet në një gjendje kolapsi.

Canameti zëvendëson Hodajn, e cila dha dorëheqjen dje së bashku me zv.drejtorin Krenar Xhemali, vetëm 10 ditë pasi ishte emëruar.

Dyshohet paraparkisht se shkak për largimin e Hodajt është bërë dosja për pronat në Jalë.