Kryemadhi ka një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat e Unazës së Re

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gra dhe vajza të Unazës së Re.

Kryemadhi e përshkruan gjendjen e tyre si në zgrip të ekzistencës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tyre.

Gjatë fjalës së saj ajo hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ndërsa thekson se qëndresa e këtyre grave është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.t

“I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës”- ka përfunduar fjalën kryetarja e LSI.