Kryemadhi: Kam dështuar, do mbetem e vetme, fëmijët janë jashtë…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në Real Story, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë. Kryemadhi tha se ky fakt, se ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptar do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen”.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i con fëmijët jashtë ke arritu rnjë gjë të sukseshmë. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme”, shprehet Kryemadhi.