Largohet mësuesja/ Nxënësit katër javë pa mësim

Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ “Fiks Fare” ka denocuar një situatë të paprecedentë në Leskovik.

Bëhet fjalë për shkollën mesme të bashkuar ” Jani Vreto”  ku nxënësit e klasës së tretë, nuk kanë mundur të zhvillojnë një proces mësimor normal sepse mësuesja është larguar dhe ende nuk është zëvendësuar.  

Bashkëpunëtorët e Fiksit vërtetuan në ambientet e shkollës se nxënësit nuk kishin një mësuese stabël për të bërë mësim. Ata i zhvillojnë lëndët kryesore me një mësuese tjetër. Kjo e fundit pohoi se ishte e vështirë dhe e lodhshme mësimi me dy klasa së bashku.

Drejtoresha e shkollës pranoi situatën, duke shpjeguar se numri i pakët i nxënësve në ciklin fillor u ka krijuar vështirësi. Në bazë të udhëzimit Nr.30 të Ministrisë së Arsimit, i cili nënvizon se për  numrin e nxënësve të klasave fillore me më pak se 50, duhet të krijohen klasa kolektive. Shkolla po pret vendimin e Drejtorisë Vendore  Arsimore në Kolonjë për situatën e krijuar.