Liroi të ‘fortin’ e Tiranës, alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, ja telefonata që mori

Një alarm për bombë ka tronditur sot qytetin e Korçës.

Mësohet se gjyqtari Markelian Kuqo pas një telefonate që ka marrë ku thuhej se në makinën e tij ishte vendosur një bombë, ka njoftuar menjëherë policinë.

Makina e tij ndodhej e parkuar përpara Gjykatës së Korçës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrollit ka konstatuar se nuk është gjetur asgjë.

Kujtojmë se Markelian Kuqo është gjyqtari që liroi nga burgu Gert Gjinerarin, që cilësohet si i forti i Tiranës, ose i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali, vrasës i Naim Zyberit.