Ministrja Denaj: Fshehja e bilanceve ngërç për kreditimin

Sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, fshehja e bilanceve financiare është kthyer në një ngërç për kreditimin e bizneseve nga sistemi bankar.

Ministrja Denaj u bëri apel sipërmarrjeve, në veçanti atyre të mesme e të vogla, që të deklarojnë gjendjen reale të kompanive, në mënyrë që të mos përjashtohen nga mundësitë për financim.

Deklaratat e ministres u bënë gjatë konferencës mbi sfidat e raportimit financiar organizuar nga Deloitte Albania dhe Kosova. Sipas Maksim Caslli, drejtorit ekzekutiv të Deloitte, pasqyrat financiare u shërbejnë edhe vetë pronarëve të një biznesi.

Sipas një ankete zhvilluar me shefa të financave të sipërmarrjeve në Europën Qendrore, bizneset shqiptare janë relativisht besimplotë për ecurinë e kompanive të tyre, por ndër më pesimistet dhe të pasigurtët për zhvillimin e ekonomisë dhe perspektivën për të investuar./ A2 CNN