Negociatat me BE/ Rama: Nuk duam anëtarësim javën tjetër, mund të zgjasë…

Na ndajnë shumë pak ditë nga vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Kryeministri Rama ka ardhur me një reagim të tijin.

Rama thotë se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme, dhe shton se Shqipëria nuk kërkon që të hyjë në BE, por të nisë procesin e negociatave, që mund të zgjasë edhe 10 vite.

Rama: Kur ka ”bomba” diku dhe kopshti goditet, ne jemi kopshti. Negociatat e BE me Shqipërinë mund të zgjasin 10 vite. S’duam anëtarësim brenda javës por hapjen e bisedimeve. Nuk jam optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme.