Një nga gazetarët më të paguar, Blendi Fevziu na prezanton me vilën e tij luksoze në Tiranë (FOTOT)

Gazetari Blendi Fevziu bën pjesë në listën e një prej figurave më të suksesshme dhe si rrjedhojë më të paguara në ekranin shqiptar.

Në shumicën e rasteve, ai është vënë në fokusin e mediave dhe publikut për jetën që bën, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi dhe pamje nga udhëtimet e shumta.

Por këtë rradhë ai ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit pamje nga vila që ka në Tiranë.

Ashtu sic duket edhe nga fotografitë e publikuara nga vetë gazetari në Instastory, Fevziu shfaqet në oborrin e shtëpisë dhe në verandë, i veshur me kostum ngjyrë blu.

Ajo që bie në sy në ngjyrat e vilës është se mbizotëron e bardha dhe e verdha.

Gazetari shfaqet mjaft i relaksuar nga pamja e këndshme që ofron oborri i vilës.