Njëra bjonde e tjetra brune/ Njihuni me dy bukuroshet që do prezantojnë Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Globe” (FOTOT)

Këtë vit Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në “Miss Globe” nga dy bukuroshet Klea Bushi dhe Eriona Sejdiu, njëra bjonde dhe tjetra brune.

Klea Bushi është përfaqësuesja nga Shqipëria, me origjinë nga Tirana dhe prej 22 vitesh jeton në Itali. Ajo ka fituar edhe titullin “Miss Pavarësia” mes vajzave të diasporës.

Ndërsa Eriona Sejdiu është përfaqësuesja e Kosovës. 19-vjeçarja studion shkencat juridike në Prishtinë dhe gjithashtu është aktivizuar edhe me projekte të rëndësishme në televizion.

Së fundmi të dy vajzat kanë pozuar së bashku duke mbajtur flamujt e duke bërë shqiponjën me duar.