Plani i SHBA për kufinjtë ballkanikë/ Kush nuk e pranon…

Ish- ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter ka zbuluar strategjinë e Uashingtonit për zgjidhjen e çështjes së Ballkanit.

Sipas gazetës serbe “Telegraf”, SHBA është duke përgatitur një paketë me anë të së cilës planifikon ti japë zgjidhje çështjes së Ballkanit sipas një tradite të vjetër diplomatike.

Burimi i gazetës deklaroi se fjalët e Manter ishin në të vërtetë një lloj skicë e paketës amerikane për Ballkanin, realizimi i së cilës filloi praktikisht me emërimin e Matthew Palmer si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, shkruan Telegrafi serb. “Paketa ka më shumë ngjashmëri me pikëpamjen e Uashingtonit për zgjidhjen e krizës midis Izraelit dhe Palestinës. Mund të thuhet se është plotësisht e qartë se e njëjti nënshkrim qëndron prapa çdo gjëje”, thotë një burim, i cili citohet të thekson se ai është një nga njohësit më të mirë të lëvizjeve aktuale në Shtetet e Bashkuara, raporton INA.

Gazeta thotë se plani përfshin një ofertë për ndarjen e Kosovës, për të fshirë në mënyrë efektive kufijtë në Ballkan, një lloj bashkimi ekonomik, një autonomi edhe më të madhe për shqiptarët në Maqedoninë Veriore, por edhe mbijetesën e tërë Bosnjes, me lëshime të rëndësishme për serbët në Republika Srpska. Sipas gazetës, ekziston një anë tjetër e medaljes, dhe thelbi i saj është se “nuk do të shkojë mirë për këdo që nuk e pranon ‘karotën amerikane’”.