Prej kohësh të lidhur, ish-deputetja e LSI zbulon planet për bashkëjetesë me këshilltarin e Ministrisë: Zoti na e bëftë mbarë…

Ajo është një nga figurat politike më aktive në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kejdi Mehmetaj, ish-deputetja e cila bën pjesë në listen e ligjvënësve që dogjën mandatet kohë më parë, ka zbuluar anën private të jetës së saj, për të cilën pakkush ka informacion.

Prej kohësh ajo është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Arbër Kacin, këshilltar në ministrinë e Drejtësisë dhe mesa dyshja duket do të ndërmarrë së shpejti një tjetër hap, atë të bashkëjetesës.

I ftuar në emisionin “Pop Culture” Kejdi Mehmetaj zbuloi se tashmë gjërat po bëhen akoma më serioze dhe se ata janë gati për të jetuar sëbashku me njëri-tjetrin.

“Duhet të jemi kurajozë në planet që marrim. Ne jemi në planifikim e sipër, kështu që, Zoti të na i bëjë mbarë. Do ta arredoj shtëpinë, do jem unë njeriu që do e rregulloj kur të bashkëjetoj, sepse kam qenë në pikturë e vogël, më pëlqejnë ngjyrat dhe të luaj me to. Por, të shpresoj që edhe do e mirëmbaj”, tregoi ajo.