Protesta e banorëve të “Astirit”, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj

Pothuajse për një vit, banorët e “Astirit” nuk e kanë ndaluar protestën e tyre asnjë ditë të cilët janë të vendosur për të mbrojtur banesat nga shembja.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, paralajmëron qytetarët e saj që të kenë kujdes.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “Demonstratat vazhdojnë përgjatë Unazës së Madhe dhe zona të tjera të qytetit në lidhje me zgjerimin e planifikuar të Unazës. Oraret e demonstrimit kanë ndryshuar dhe janë planifikuar të zhvillohen çdo ditë nga ora 6:30 pasdite. deri në 7:30.”

“Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarëve të familjes u kërkohet të monitorojnë median lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera rreth qytetit nëse ka informacione për protestë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.