Ramush Haradinaj merr vendimin drastik, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj konfirmon lajmin se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re. Lideri i AAK-së thotë se fati i tij personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës.

“Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi. Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës” – shkruan Haradinaj.