Reforma Zgjedhore/ Bardhi: PD ulet në tryezë vetëm pasi të plotësohen 5-së pikat

 

Pasi bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore i ka dërguar ditën e sotme ftesë Partisë Demokratike që të jetë e pranishme në mbledhjen që do të organizohet ditën e nesërme, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Bardhi, ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet për 5 pikat.

Kujtojmë që në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, PD mori pjesë, e përfaqësuar nga Ivi Kaso, ku kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.