Rënkime dhe skena seks.i, aktorët japin shfaqje në oborrin e teatrit, mediat e Ramës: E bëjnë në rrugë…

Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë mbajtur sot një shfaqje në oborrin e godinës. Në videon e mëposhtme shihet një prej skenave të veprës “Jul Çezari”. Të shtrirë dhe gjysmë të zhveshur aktorët shihen në skena seksi dhe erotike teksa nuk mungojnë as rënkimet (që normalisht ndodhin gjatë këtij akti).

Kjo video është publikuar edhe nga mediat pranë qeverisë, të cilat e kanë parë si seks real këtë skenë dhe jo si shfaqje.

“Ka edhe seks live, të cilin dy “artistët” e bëjnë në mes të rrugës, si qentë,”- shkruhet në një prej artikujve të një prej mediave pranë kryeministrit Edi Rama.

Por kjo është thjesht një shfaqje e njërës prej veprave të shumta, që artistët e Teatrit Kombëtar kanë zgjedhur të luajnë në oborrin e godinës.