Totennham kërkon me ngulm futbollistin shqiptar

Teksa na ndajnë pothuajse edhe dy muaj nga merkatoja e janarit, duket se Totenhem është hedhur në sulm që tani.

Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave”, pas dëmtimit serioz të portieri Hugo Loris, i cili theu krahun,  po tentojnë të bindin drejtuesit e Lacios, për transferimin e Strakoshës tek Totenhemi.

Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.