Tronditet Gjermania/ Sulm me armë zjarri, dy të vdekur e disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Halle të Gjermanisë.

Pas një sulmi me armë zjarri jashtë një sinagoge, kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Përpara se të arratisej, i dyshuari për sulmin ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke lënë të vdekur dy persona dhe disa të tjerë të plagosur.

Besohet se autori është larguar në drejtim të qytetit të Leipzig.

Qyteti i Halle-s tashmë është në gjendje alarmi dhe policia ka këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi ose në hapësira të sigurta.

Deutsche Bahn ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.