“Vajta me vrap në redaksi” gazetarja zbulon prapaskenat: Si më ndërhyri Rama që mos botoja lajmin

Gazetarja Anila Basha ka rrëfyer një episod të pazakontë që ka ndodhur dikur me kryeministrin Edi Rama, sesi ky i fundit ka ndëryhrë në kohën kur ishte ministër kulture që ajo mos botonte një lajm.

E ftuar mbrëmë në programin “Soiree” Basha ndër të tjera zbuloi detaje nga puna e saj si gazetare te “Koha Jonë” dhe tha se si lajmi që ajo kishte gjetur dhe që mendonte të hapte gazetën nuk arriti të publikohej pas ndërhyrjes së Ramës.

Kam pasur Shkullakun asokohe kryeredaktor tek gazeta ‘Koha Jonë’ dhe Edi Rama ka qenë Ministër Kulture. I kam gjetur Ramës një vendim qeverie për një monument kulture dhe ai më kapi dhe më tha që nuk ke për ta bërë lajm. Unë më arrogancën time i kam thënë ‘kush je ti? Lajmin sigurisht që do ta bëj’, ndërkohë ai me batutat e veta që të çarmatoste’. Më pas iki me gjithë qejf në redaksi sepse kisha lajmin ekskluziv për të hapur gazetën, por lajmi i Ramës kishte shkuar më herët tek Armand Shkullaku përpara se të shkoja unë. Fillova të qaja se mezi e kisha gjetur atë dokument, ndërsa Edi Rama kishte bërë pazar me Shkullakun. Iku lajmi, u harrua, nuk u bë. Prandaj them që meshkujt janë për pazar, ndërsa ne jemi për sakrifica”, kujtoi Anila Basha.

”, kujtoi Anila Basha.