Vetëm 7 muaj pas emërimit, largohet drejtori i Doganave, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Vetën 7 muaj nga marrja e detyrës në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Arlind Gjokutaj ëhstë larguar nga ky post dhe është zëvendësuar nga Gjon Bardhi që deri dje mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion. Arsyet e largimit të Gjokutajt mbeten ende të paqarta teksa e vetmja e dhënë që mund të lerë vend për interpretim është ajo e realizimit të planeve lidhur me të ardhurat në arkën e shtetit.

Treguesit fiskalë të  9-mujorit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë reflektonin një mosrealizim prej 4 për qind të planit të të ardhurave nga Doganat që i përgjigjet një shume prej 5 miliardë lekësh teksa nga Tatimet të ardhurat e munguara në raport me planin në 9 mujor ishin 2.2 për qind apo 2.5 miliardë lekë.

Gjokutaj u emërua në detyrë në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron tek Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.

Kreu i Doganave nga ana tjetër vazhdoi punën e tij duke bërë edhe disa dalje në kudër të aksionit antiinformalitet të nisur nga qeveria dhe që Doganat e kishin me fokus tek produktet e akcizës. Më herët Gjokutaj mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Revista Monitor