Mes tyre 8 gra dhe 10 adoleshentë, zbulohet identiteti i 39 viktimave në kamionin drejt Anglisë

Pas më shumë se dy javësh nga zbulimi i kamionit me 39 trupa thuajse të dekompozuar dhe sot është bërë i mundur idetifikimi i tyre. Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith.

Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.

Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra. Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior.

 

Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave. Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika.