Aksident i trefishtë afër TEG, pesë të plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Elbasan pranë rrethrrotullimit te TEG. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes. Tre automjete janë përplasur kokë më kohë dhe si pasojë, kanë mbetur të plagosur pesë persona.  Në videon e publikuar nga faqja “Aksidentet rrugore”, nga ku janë nxjerrë edhe fotot e mëposhtme, duken automjetet e copëtuara dhe gjak në asfalt.

Nga të dhënat paraprake mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës . Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta dhe nuk kanë rrezik për jetën. Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilin udhëtonin automjetet.