Aksident tragjik në Greqi, kamioni përplas makinën e shqiptarëve, humb jetën njëri prej tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar ka humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë helene, aksidenti automobilistik, që i mori jetën një 49-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhi sot (22 nëntor) rreth orës 04:45 të mëngjesit në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.

Dy shqiptarët po udhëtonin me një Mercedes-Benz kur u përplasen me një kamion. Përplasja ishte fatale për shoferin që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.

Policia arrestoi shoferin 60-vjeçar të kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.