Akuzat ndaj Bashës, prokurori refuzon të firmosë, Klodiana Lala jep detajet

Disa orë më parë u bë me dije se prokuroria kishte mbyllur dosjen e kreut të PD-së Lulzim Basha i akuzuar për falsifikim parash dhe dosja ishte dërguar në gjykatë.

Në një lidhje telefonike për “News 24” gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje për dosjen në ngarkim të kreut të opozitës. Lala shprehet se në lidhje me dosjen e Lulzim Bashës, është bërë debat në Prokurorinë e Tiranës. Nga tre prokurorët që kanë pasur dosjen në dorë, dy prej tyre e kanë firmosur atë, ndërsa një prej prokurorëve nuk ka firmosur.

Mësohet se prokurori që nuk ka firmosur prokurori Kol Hysenaj. Pikërisht Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës. Nuk dihet nëse ai donte që në dosjen e Bashës të kishte më tepër akuza apo nuk donte që të ketë akuza ndaj liderit opozitar.

“Dosja në ngarkim të Bashës dhe dy anëtarëve të PD është firmosur nga dy prokurorë. Elizabeta Imeraj dhe një grup prokurorësh kanë hetuar çëhtjen në ngarkim të Bashës. Mësohet se në Prokurori ka pasur debat për dosjen e Bashës, pasi tre prokurorët kanë pasur debat në lidhje me këtë rast. Mësohet se prokurori Kol Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës.