Angelina Jolie zbulon ëndrrën e saj më të madhe por Brad Pitt e pengon: Nuk më lë ta realizoj…

Angelina Jolie është një nga aktoret më të suksesshme dhe më të preferuara për mbarë publikun botëror.

Së fundmi ylli i Hollywoodit ka promovuar filmin e saj më të ri : “Maleficient: Mistress of Evil”.

Pas suksesit që kishte pjesa e tij e parë, ky film është pritur me padurim nga publiku.

Angelia iu rikthye aktrimit pas katër vitesh dhe menjëherë filluan intervistat dhe daljet e saj publike.

Kujtojmë se gjatë kohës që ajo nuk ka aktruar, është divorcuar dhe nga aktori Brad Pitt.

Kjo shënoi një periudhë të errët dhe të vështirë në jetën e aktores.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Harper’s Bazaar” dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Amerika.

Mirëpo kjo është e pamundur pasi ish partneri, Brad Pitt nuk e lejon. Brad dëshiron që fëmijët e tij të jetojnë në Los Angeles, të paktën derisa të mbushin 18 vjeç. “Do të dëshiroja që të jetoja jashtë dhe do ta bëj posa fëmijët e mijë t’i mbushin 18 vjet. Për momentin me duhet të zbatoj dëshirën e babait të tyre që dëshiron të jetojë në Los Angeles”, tha Angelina.