Arbana Osmani partnere e përkushtuar, mëson dhe regjisorin të gatuajë por ai zhgënjehet: E di që nuk më besoni por…(FOTO)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj regjisori Eduard Grishaj janë përfolur shumë për lidhjen e tyre duke u bërë kryefjala e mediave rozë edhe pse asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar këtë fakt.

Nga ana tjetër Arbana është bërë e njohur dhe për pasionin e saj për të gatuar sidomos kohët e fundit ku po planifikon të botojë dhe librin e saj të dyte me receta.

Por Eduardit nuk i paska shpëtuar asgjë nga talenti i Arbanës, madje ka përfituar për të mësuar më shumë.

Këtë rradhë Arbana ka gatuar sushi, një recetë mjaft e preferuar për të dhe mesa duket edhe për Eduardin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Grishaj ka publikuar një foto ku janë disa sushi edhe ka shkruar : E di që nuk e beson njeri por këto sushi i kam gatuar unë.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një foto tjetër ku shkruan : Nuk më kishin dalë gjë.

Mesa duket kjo është shakaja e rradhës nga Eduardi pasi pjata duket bosh edhe Arbana e ka vlerësuar dorën e regjisorit.

Epo kot nuk thonë: Dashuria vjen nga stomaku!