Artistët shqiptarë bëhen bashkë në Shkup, ndërmarrin nismën për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti

Këtë herë, ka qenë radha e këngëtarëve të njohur nga Kosova e Maqedonia që përmes një konference për shtyp të kërkuar dhe organizuar nga Tuna, ata kanë bërë një dalje publike me tematikë tërmetin që goditi Shqipërinë dhe donacionet e mbledhura deri në këto momente.

Këngëtaret Big Mama, Mimoza Mustafa, Tamara Todevska, Lori e Fifi ishin gjithashtu të pranishme në këtë konferencë, ku diskutuan për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar pas tërmeteve. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Park Hospitality Group, Tuna ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 2, 467, 000 den, që përkthyer në euro, janë rreth 40 mijë në total.

Sot në Four Park Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Veriore, bashkë me kolegët dhe miqtë e mi nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia mbajtëm konferencën për shtyp me iniciativën e përbashkët për të grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri-, shkruan Tuna në Instagram.