Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ RENEA zbarkon në Elbasan dhe Peqin

Vijojnë të dalin detaje të reja nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit dhe të Peqinit ku po kryejnë kontrolle të detajuara, teksa janë vënë në kërkim të Julian Sulos, të njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Sipas policisë po kontrollohen disa banesa ku dyshohet se mund të jetë fshehur kundërshtari i përbetuar i Aldo Bares, i cili i shpëtoi aksionit të policisë një natë më parë.

Gjithashtu bëhet me dije se ktualisht Forcat RENEA po mbajnë të rrethuar një banesë në periferi të Elbasanit, që shërben si stallë bagëtosh pasi dyshohet se është përdorur si ‘strehë’ edhe nga persona të tjerë me preçedentë penalë.

Policia gjithashtu po bën kontrolle edhe në qytetin e Rrogozhinës.

Julian Sulo mendohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e Redjan Rrajës. Policia u vu në kërkim të tij pasi në makinen e braktisur u gjetën gjurmët e gishtave të tij.