Berisha denoncon skandalin: Ja si festonte Safet Gjici me gjyqtarin pas mbylljes së kompanisë që la papunë 800 punëtorë

Pas mbylljes së kompanisë minerare ‘IMI SHPK’ ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Bashkisë Kukës duke publikuar mesazhin e një qytetari ku shprehet se Safet Gjici ka lënë pa punë 800 punëtorë me këtë vendim.

Ndër të tjera në mesazhin denoncues thuhet se edhe gjyqtari i kësaj çështje Isuf Shehu feston çdo dite me këngë e me puro me kreun  e Bashkisë.

DENONCIMI I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA

Mbyllet fabrika me 800 puntore nga Gjici i bankave te vjedhura me rojet e tij! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Qe nga dt.1.11. 2019, ndalon puna në fabrikën e pasurimit të kromit në Kalimash. Mbi 800 punëtorë të fabrikës dhe galerive të kromit, pa punë!
Pushteti lokal i emeruar i Rilindjes, shkaktar i këtij skandali!Kompania i eshte drejtuar gjykates se kukesit nderkohe kryetari i gjykates Isuf Shehu feston cdo dite me kenege e me puro me safetin! Ja po te nis disa foto. Te pershendes me shum nderime