Buxheti 2020/ Mungojnë fondet për rritjen e pensioneve dhe pagave, shqiptarët do të paguajnë për 14 konçensione

Është publikuar buxheti për vitin 2020 dhe në tabelat e paraqitura nuk është parashikuar asnjë fond për rritjen e pagave.

Shtesa në paga sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave pritet të aplikohet në vitin 2022. Përsa i përket pensioneve shtesa do të jetë me një fond prej 2.5 mld leke që duket se i përket vetëm indeksimit. Por edhe pse me kursim në këto dy zëra të rëndësishëm të buxhetit, qeveria do të rrise pagesat për koncensionet. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm një ulje e konsiderueshme parashikohet edhe për investimet. Sipas tabelave shpenzimet për investime parashikohen 83.7 mld lekë ose 4 mld më pak se një vit më pare. Të ardhurat në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të jenë 502.6 miliardë lekë në vlerë nominale me një rritje modeste prej 3.2 % në krahasim me aktin normativ 2019.