“Do bëj ç’thotë Rama” Hoxha nxjerr mesazhet e zyrtarit të lartë për pronën në Jalë: Unë skam gjë në dorë…

Ngërçi në Hipotekën e Vlorës pasi asnjë nga drejtorët që emërohet në detyrë nuk qëndron për një kohë të gjatë, është bërë një nga temat më të nxehta e më të lakuara ditët e fundit.

Flitet se shkak për këtë kaos janë bërë pronat në Jalë ku ka shumë konflikte midis disa personave.

Në lidhje me këtë temë ka folur dhe gazetari investigativ Artan Hoxha ku ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka nxjerrë mesazhet mes një zyrtari të lartë të shtetit dhe një personi tjetër për një pronë në Vlorë, konkretisht në zonën e Jalës.

“Një zyrtar i shtetit flet me një person që është i interesuar të marri një pronë në Jalë. I thotë: thuaji të bindi Ramën, unë do bëj ç’të thotë Rama. S’kam asgjë në dorë, unë jam më i parëndësishmi. Ia çon zyrtari i shtetit, edhe vazhdon: Ata vazhdojnë me kërcënime. Uroj të tremben ata lart, por unë s’kam asgjë në dorë.  Shtetasi që ka fituar me vendime gjykate ka edhe pasaportë greke, ndaj janë futur dhe në lojë autoritetet greke. Prandaj ka ngec sharra në goxha, se po të ishin shqiptarë do ishte ngrit në ajër. Merr një vendim nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij vitit. Gjykata e Apelit i jep të drejtën e pronës, ndërkohë i thotë zyrës së hipotekës fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me letra të falsifikuara. Dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Çfarë ndodh pasi merr vendimin gjykata drejtori i hipotekës në Vlorë zbardh vendimin e Apelit dhe e regjistron pronën. Tani të gjithë drejtorët që venë atje iu jepet urdhri që ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apelit”, deklaroi Artan Hoxha.