Durrës/ Peshkatarët “peshkojnë” trupin e pajetë të një gruaje 6 milje larg portit

Kishin dalë për të peshkuar por në rrjetat e tyre të peshkimit gjetën një trup të pajetë.

Sipas peshkatarëve, trupi ishte 6 milje larg bregut në 70 metra thellësi dhe është sjellë nga ta në portin e Durrësit për t’u transportuar më pas në morgun e qytetit. Mësohet se trupi ishte i dekompozuar dhe se i përkiste një femre.

Ende nuk dihet identiteti i trupit të gjetur të pajetë, por nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk dallohen shenja dhune.