Ekipi i parë që triumfon në “Arena Kombëtare”

Skuadra e femrave të Vllaznisë është ekipi i parë fitues në stadiumin e ri kombëtar. Vajzat shkodrane triumfuan 2-0 përballë rivaleve të Apolonisë, falë golave të Bajraktarit dhe Lufos.

Ndeshja nisi e qetë mes dy skuadrave, por rastet nuk munguan. Vllaznia tregoi dominimin e saj edhe në këtë takim.

45 minutat e para përfunduan pa gola.Në pjesën e dytë, Vllaznia shënoi dy gola të shpejtë. Ishte Bajraktari në minutën e 75-të që shënoi golin e parë për Vllazninë dhe golin e parë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa dy minuta më vonë, Lufo vendosi rezultatin final të sfidës në 2-0.