FOTO/ Mes lotësh dhe gëzim, fqinjët i bëjnë surprizën e bukur Alvin Berishës

Pas shu me përpjekjesh vetëm ditën e sotme është bërë i mundur kthimi i Alvin Berishës pranë familjes së tij. Ky ishte një lajm që na gëzoi të gjithëve, por fqinjët e Alvinit në Itali ishin ata që u emocionuan më shumë. Ata i kishin rezervuar një surprizë të bukur gjatë kthimit të 11-vjeçarit në shtëpi.

Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë.

Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.