Gati koalicioni me Vetëvendosjen, Vjosa Osmani tregon postin që kërkon në qeverinë Kurti

Pak kohë pas aleancës me lëvizjen “Vetëvendosje”, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar postin që kërkon në qeverinë e Albin Kurtit.

Ajo është shprehur se më shumë kontribut do të jepte si Kryetare e Kuvendit ose ministre e Punëve të Jashtme.

Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit dhe në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, tha Vjosa Osmani, e ftuar në “Opinion”.

Ndër të tjera Osmani shtoi se aktualisht primare është harmonizimi i programit qeverisës dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, shtoi Osmani.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, i cili fitoi dhe zgjedhjet, ia kishte propozuar Osmanit pikërisht këtë post edhe përpara se të mbaheshin zgjedhjet.

Por Lëvizja Demokratike e Kosovës vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.