I pari që kaloi në ‘sitën’ e Vettingut në Polici, shkarkohet shefi i SHÇBA

Ditën e sotme Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra shefin e sektorit të Ankesavë në SHÇBA, Oltion Shehu.

Shehu është zyrtari i parë i cili u përball me Vettingun në polici.

Mësohet se KJV gjatë seancës dëgjimore për Shehun ka konstatuar probleme me pasurinë.

Ai nuk arriti të justifikonte një pasuri prej 1.4 milionë lekësh.

Gjatë përballjes Shehu u shpreh se nga viti 1996-2003 ai ka punuar në një bingo por ka qenë i pasiguruar, duke bërë rolin e shefit të sallës, gjithashtu edhe si kamarier dhe banakier.

Ndër të tjera ai ka pretenduar se këto të ardhura kanë dalë dhe nga bakshishet por nuk ka asgjë të dokumentuar.

Ai është shprehur në fjalën e tij se nuk e dinte se ishte pa sigurime shoqërore.

Në hetimin që kanë bërë organet kompetente ka rezultuar se Shehu ka në pronësi një shtëpi dykatëshe në një sinë nr-.8 në Tiranë dhe nuk ka arritur ta justifikojë atë.

Por sipas arsyetimit të Oltion Shehut të ardhurat për të ndërtuar këtë banesë janë grumbulluar ndër vite.

Avokati i tij ka kërkuar që të rivlerësohen shpenzimet e klientit.

Nga ana tjetër Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KVJ) ka vendosur që një ekspert kontabël të merret me hulumtimin e kësaj teme.