I vranë djalin një vit më parë në derë të shtëpisë, tritol banesës së Gazmir Kosiqit, plagoset djali tjetër (EMRI)

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur Dibrën paraditen e sotme.

Sipas informacioneve të policisë tritoli është hedhur në rrethimin e banesës së Gazmir Kosiqit në Maqellarë.

Ai pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur Ismail Kosiqi, i biri i Gazmir Kosiqit.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e rënddë për familjen Kosiqi, pasi një vit e gjysëm më parë Gazmir Kosiqi, humbi dhe djalin tjetër Elsi Kosiqi, i cili u vra në derë të shtëpisë më 20 mars 2018.

Për këtë ngjarje policia vuri në pranga Mahmut Gegën, të dyshuar si autor të vrasjes.

Ende nuk dihet nëse  ngjarja e sotme ka lidhje me atë të një viti e gjysmë më parë.

Asokohe si pistë hetimi ishte konkurrenca për trafikun e lëndëve narkotike dhe se dy të rinjtë ishin në konflikte të vjetra.

VRASJA

Elsi Kosiqi, u ekzekutua pas mesnatës  së 21 marsit të 2018 në derën e shtëpisë në Dibër.  Ai u ekzekutua me armë rreth orës 01:30 pas mesnatës në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë. Ai sapo ishte kthyer nga Maqedonia dhe u vra kur po mbyllte portën e shtëpisë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja kallashnikovi.