“Ishim duke pirë verë në New York”, Zaev rrëfen si lindi ideja e Mini-Shengenit ballkanik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë një interviste për A2 CNN rrëfen se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal” – tha Zaev

Nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit.

(Marrë nga A2 CNN)