Ja gjëja e parë që kërkoi Alvini, pasi u lirua nga kampi ku mbahej peng

Jetoi për disa vite në krah të njerëzve që i kërkonin vazhdimisht të luftonte për ISIS. I thanë që të mos fliste asnjë gjuhë tjetër përveçse asaj arabe dhe se Kalifati do ta fitonte “luftën e shenjtë”. Madje e rrahën dhe i bërtitën për vite me radhë që të mësonte të luftonte dhe të bëhej një ushtar i bindur i ISIS.

Sot mbaroi tortura për Alvin Berishën, i cili mbërriti në Itali. Në aeroport e priste i ati dhe motrat. Por përpara se 11-vjeçari shqiptar të arrinte në Itali, ka pasur një kërkesë për njërin prej drejtuesve të kryqit të kuq, i cili ka treguar momentet kur Alvini u lirua nga kampi burg i Al- Holit.

Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmijë. Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh”, u shpreh zyrtari i Kryqit të Kuq.