“Janë të montuara, ja si qëndron e vërteta”, avokati i Arbër Çekajt akuza të forta ndaj Prokurorisë

Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Renda, sipas së cilit kanë montuar të gjithë faktet me qëllim nxjerrjen fajtor të klientit të tij.

I ftuar në studion e Report Tv, Jahaj ka deklaruar se organi i akuzës ka montuar bisedën e bërë me Donald Lushaj, madje sipas tij edhe roli i këtij të fundit është i pasaktë. Jahaj shprehet se hetimi për këtë çështje është bërë shumë sipërfaqësor dhe jo thellues.

27 shkurt 2018 ka ndodhur biseda. Kjo bisedë që është siguruar nga prokuroria, që për ne nuk jepindicit që kërkon të japë Prokuroria. Kjo bisedë nuk ekziston, është marrë një fjali në një moment të caktuar dhe janë bashkuar. Nuk ekziston ky komunikim i tillë. Nuk është rrjedhëse momentale,por është bashkuar me përgjigjen e Donaldit në një moment tjetër. Ka qenë jashtë, për blerjen e disa mobilieve për shtëpinë. Kam biseda të tjera, nuk është nxjerrë rrjedha. Duhet ta saktësojmë që Donaldi nuk është administrator, ka një ekstrakt QKR, tani e nxorën menaxher, por Donaldi ka qenë shofer. Ai është marrë me shpërndarjen e bananes në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë provë që e implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, u shpreh Jahaj.