Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “sfidon” presidentin Meta

 

Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është botuar në fletoren zyrtare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në listën e publikuar ka shpallur të parën këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, me 89.642 pikë.

Botimi në Fletoren Zyrtare duhet të pasohet nga lëvizja e presidentit Ilir Meta për të zgjedhur gjyqtarin e dytë në ‘Kushtetuese’, por në limitet e afatit për të zgjedhur gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vetëm dy ditë më parë, refuzoi të ndërmarrë këtë hap.

Lista e kryesuar prej Vorpsit pasohet  nga Fiona Papajorgji 88.785 pikë, Elsa Toska 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari 82.000 pikë.