“Kritikoi Ramën, Bushatit i rrezikohet jeta”, deputeti bën paralajmërimin e fortë

Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i fituar në studion e Report Tv. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njihet për kritikat e shumta ndaj kreut të qeverisë. Pikërisht në fjalën e tij në studio ai këshilloi socialistin Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit.

Sipas tij, ish-ministri i Jashtëm duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist. Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin.

“Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha ai.

Maliqi tha se në zonën e tij në Berat do të jetë gjithmonë fitues, por tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe mund të krijojë një parti të re.

“Ky vetting në polici është presion psikologjik për policinë është qesharake. Vettingu të ishte për drejotrët. Kjo është thyerje dhe shantazhim, me 400 mijë lekë rrogë ta kalosh në vetting i kalon një stres të papamë. Si ka mundësi policia dhe drejtësia janë të korruptuar, nga se? Nga politika. Është shoë dhe presion. Unë jam për vettingun në politikë. Unë jam fitues në zonën time. Oferta? Asnjë nuk më ka ftuar. Por do të lëviz një ditë, mund të krijoj edhe parti. Duke parë situatën, ka nevojë për elementë të rinj. Mund të ketë ndërhyrje e ndonjë faktori jashtë parlamentit për të krijuar parti, ka të pakënaqur te PD-ja apo PS-ja. Duke parë se cfarë do të bëhet me sistemin dhe kur do të bëhen zgjedhjet, nëse bëhen në 2021 them se me keqardhje opozita të shikojë veten se Edi Rama e merr prapë pushtetin, ka bashkitë, këshillat, qarqet dhe institucionet. Ai kishte edhe një lutje për Zotin. “Do Zoti të bëhen zgjedhjet në pranverën e ardhshme. Ndonjëherë edhe Zoti bën mrekullia, të hedh në kanal, të rrëzon nga qeveria…,”-tha ai.