Maratona e Athinës, 17 pjesëmarrës përfundojnë në spital të lënduar

Në Athinë u zhvillua maratona e përvitshme, e cila shënoi edicionin e 37 të saj. Por më shumë sesa aktiviteti, në mediat vendase bëri bujë lajmi se 17 pjesëmarrës u lënduan dhe u dërguan urgjent në spital për trajtim mjekësor. Të shtruarit në spital u trajtuan për probleme kardiovaskulare dhe lëndime gjymtyrësh. Ndihma e parë, ndërkohë, iu dha plot 300 pjesëmarrësve.

Ky edicion regjistroi 20 mijë garues nga e gjithë bota dhe sikurse edhe herët e tjera përbëri problem bllokimi i trafikut në një kryeqytet si Athina që e vuan atë.