“Më qëllonin dhe bërtisnin që të bëhesha ushtar”, Alvin Berisha tregon momentet e tmerrit në kampin sirian

Pas shumë ditësh pritjeje sot është bërë i mundur kthimi në Itali i vogëlushit Alvin Berishës.

Ai u prit sot në aeroportin e Romës nga babai i tij dhe familjarë të tjerë.

Në momentin që Alvin ka mbërritur aty kanë qenë edhe disa media që kanë mundur të zbardhin edhe dëshminë e parë të 11-vjeçarit

Ai ka treguar se kampi ka qenë i tmerrshëm dhe dhuna ishte prezente në çdo moment.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, ka qenë kjo dëshmia e parë e vogëlushit shqiptar për mediat italiane.