Merret i pandehur Lulzim Basha, ja për çfarë akuzohet kryedemokrati

Merret si i pandehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas informacioneve mbi të rëndon akuza e falsifikimit të formularëve dhe pastrimit të parave.

Gjithashtu Prokuroria e Tiranës po heton edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristanin dhe financierin e PD, Ilir Dervishin.

Të tre akuzohen se kanë fshehur 650 mijë dollarë financime rusë në SHBA për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në 207.

Mësohet se Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë.