Ministria e Arsimit “me dorë të hekurt” mbi maturantët, vendos rregullat e reja

Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I

Sistemi arsimor në Shqipëri vazhdon të ketë probleme mjaft të dukshme. Pas protestës së studentëve, Ministria e Arsimit vendosi të bëjë disa ndryshime por për maturantet duket se këto ndryshime do të jenë më të mëdha.

Të gjithë maturantët që do t’i nënshtohen provimeve gjatë vitit 2020 do të përballen me rregulla më ashpra se vitet e tjera.

Këtë herë, duket se ministria e Arsimit ka vendosur të jetë shumë e strikte për maturantët të cilët do të kapen me celular duke kopjuar gjatë kryerjes së testimit.

Këta maturantë “kopjacë” kanë të drejtë ta japin provimin vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtëGjithashtu nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar ose komunikon me nxënësit e tjerë  do të përjashtohet nga provimit

Të gjitha këtë rregulla janë miratuar në rregulloren e re të Maturës Shtetërore 2020.