Mjekja kirurge tregon pse u detyrua të largohet nga Shqipëria

Marsela Ceno është mjeke kirurge dhe punon jashtë shtetit sepse kandidimi për specializim iu refuzua në Shqipëri.

“Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani”, shprehet mjekja.

Megjithëse punon larg Shqipërisë, Marsela nuk ka hequr dorë nga vendi i saj. “Po të organizohemi mund të përmirësojmë reputacionin dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tone”, thotë ajo.

Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7000 eruo rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marrë vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar, shton Marsela.

Pagesa e një kirurgu në Shqipëri është 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit mjeku merr 3800 euro. (Top Channel)