Modifikimi i ADN-së për të mposhtur kancerin

Duket se po funksionon teknika “Crispr” e cila lejon ndryshimin e ADN-së për të karikuar sistemin imunitar të njeriut.

 

Lajmet e mira në fushën e mjekësisë vijnë nga SHBA, aty ku eksperimenti i parë me tre pacientë ka dhënë rezultate pozitive dhe shumë shpresëdhënëse. Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Pensilvanisë thanë se tre pacientët që iu nënshtruan këtij eksperimenti ishin të tre me tumor ne stade të avancuara, 2 me mielomë multiple dhe një tjetër me sarkome. Pacientëve, shpjegoi doktor Edëard Stadtmauerm, iu janë injektuar 100 milion qeliza të modifikuara të cilat në një farë mënyrë kanë bërë ndryshimin e ADN-së.

Lajmi i mirë, shton kërkuesi shkencor, ka të bëjë me faktin se pacientët janë gjallë dhe tumori nuk ka përparuar. Nuk ka pasur as dëme anësore në organizëm nga i gjithë ky eksperiment, që mund të jetë një hap i rëndësishëm për ti dhënë zgjidhje sëmundjes që merr jetën e miliona njerezve cdo vit në mbarë globin.