“Ku i keni Rolex-at, shkoni në çadra dhe ndihmoni banorët”, Stresi shpërthen rëndë ndaj kolegëve të tij artistë

Pas tërmetit të 26 nentorit, shqiptarët u sensibilizuan për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Të shumtë kanë qenë personazhet publikë të cilët kanë ndërmarrë nisma për ti suportuar në këto ditë të vështira.

Një ndër ta ka qenë edhe reperi Stresi, i cili ka shkuar personalisht për të dhënë ndihmat e tij.

Por duhet të themi se kanë qenë të shumtë edhe artistët që nuk kanë reaguar aspak mbi ngjarjen tragjike dhe Stresi ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij.

Nëpërmjet InstaLive ai është shprehur se kolegët nëpër klipe deklarojnë se kanë varëse 10 mijë euro, shkojnë në clube dhe shpenzojnë mijëra euro me shampanjë, ndërkohë në raste të tilla tragjike nuk duken.

Stresi i ka ftuar të gjithë të shkojnë në çadra dhe të shohin gjendjen, mos të bëjnë ‘gili-vili’ siç e quan ai.