“Ndër diktatorët më të këqinj”, gazetari Ylli Rakipi sulmon rëndë kryeministrin Rama

Ylli Rakipi e ka shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj kryeministrit Rama, madje ai është cilësuar si një nga gazetarët më kritikë të tij. Mbrëmjen e sotme Rakipi ka qenë i ftuar në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos ku e ka konsideruar Esi Ramën si një nga diktatorët më të këqinj.

Më tej ai ka theksuar se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorë tjanë të rendëisshëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron por këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu? Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlamament”.

Në këndvështrimin e Rakipit Rama torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Sipas tij nëse vazhdon kështu do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali.