Ndryshimi i ligjit për tatimin e të ardhurave thellon krizën ekonomike

Opinion nga Vjoldi Danaj,  ekspert për politikat ekonomike dhe sipërmarrjen

Ndryshimi i ligjit mbi taksimin e të ardhurave personale rrezikon të japë efektet e kundërta të asaj që pritet. Ky ligj mund t”i shtyjë sipërmarrjet që të ulin deklarimet e pagave, duke bërë që të rriten pagat në të zezë dhe rritjen e evazionit fiskal. Në këtë moment të vështirë që gjendet ekonomia e vendit do të ishte më me vend sikur të ndërmerreshin politika që kanë si objektiv nxitjen e konsumit dhe qarkullimin e ekonomisë.

Ky ligj rrezikon te sjelli nje ulje te ndjeshme te konsumit dhe si rrjedhoje edhe mbylljen e disa mikrobizneseve qe per efekte zinxhir mund te sjell nje rritje te numrit te papunesise dhe rritjen e metejshme te emigracionit.

Kjo rritje e taksimit mbi te ardhurat personale do te thote qe bizneset do te paguajne rreth 42%  me shume per pagat, nese do te merrnim pagen mesatare me vleren 50.000 Lek. Nuk jam kunder taksave sepse ne fund te fundit taksimi eshte frymemarrja e cdo shteti sidomos shtetet si Shqiperia ku ekonomia eshte shume e brishte dhe punedhenesi me i madhe vijon te mbetet administrata publike.

Por historia ka treguar se te gjitha shtetet qe kane aplikuar politika te tilla si rritja e taksave ose rritja e presionit fiskal per bizneset kane kuptuar se ka qene rruga me e gabuar per tu ndjekur. Ne periudha kohore afatshkurta kjo strategji mund te sjell disa shifra ne arkat e shtetit por ne periudh afatgjate kthehet ne nje problem madhor. Nje skenar i tille do te ishte vrases per ekonomine e brishte Shqiptare. Kemi nevoje per politika makroekonomike dhe strategji afatgjate te qarta per zhvillimi.